Lajmet e fundit

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka bërë një sulm të ri ndaj komunitetit të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, transmeton Klan Kosova.
Trump në rrjetin social Twitter ka thënë se takimi me përfaqësuesit e inteligjencës, që është dashur ta ketë lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, është shtyrë.
"Duket se nevojitet më tepër kohë për ta ndërtuar rastin. Shumë e çuditshme," ka shkruar Trump.
Por zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara kanë këmbëngulur duke thënë se nuk kishte vonesa në orarin e takimeve për njoftime të inteligjencës.
Disa agjenci amerikane duke përfshirë edhe FBI-së dhe CIA-s besojnë se Rusia i ka udhëhequr sulmet kibernetike kundër Partisë Demokratike dhe fushatës së kandidates së kësaj partie, Hillary Cinton, duke publikuar informacione nëpërmjet faqes në Internet, WikiLeaks, dhe mediave të tjera, për ta ndihmuar Donald Trumpin që të fitojë në zgjedhje.