Lajmet e fundit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka publikuar një seri të deklaratave në rrjetin social Twitter, ku kritikon Kinën për politikat e saja ndërkombëtare dhe operacionet në Detin Jugor Kinez, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“A na pyeti Kina nëse është OK që ta devalvojë valutën e saj” dhe “të ndërtojë një kompleks masiv ushtarak”? ka pyetur ai. “Nuk mendoj ashtu”.
Javën e kaluar Trump kishte rrezikuar një konflikt diplomatik me Kinën, duke shkuar në takim e duke biseduar direkt me presidentin e Tajvanit.
