Lajmet e fundit

Donald Trump shkarkoi Prokuroren e Përgjithshme amerikane, Sally Yates sepse refuzoi të zbatonte urdhrin e tij ekzekutiv mbi emigracionin dhe refugjatët, transmeton Klan Kosova.
Yates, të cilën e kishte emëruar Barack Obama, i urdhëroi juristët e Departamentit të Drejtësisë të mos e vinin në jetë urdhrin që ka shkaktuar kaos.
Në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, shkarkimi justifikohet me arsyen se kryeprokurorja ka sfiduar një urdhër të ligjshem, i cili synon mbrojtjen e qytetarëve amerikanë. Yates praktikisht e ka tradhëtuar Departamentin e Drejtësisë, lexohet në këtë deklaratë.
Vendin e saj tani do ta zërë prokurori i Distriktit Lindor të Virxhinias.