Lajmet e fundit

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka akuzuar qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad se e ka "kaluar vijën e kuqe" me sulmin me armë kimike ndaj civilëve.
Ai ka shtuar se marrëdhëniet e tij me Sirinë dhe Assadin kanë ndryshuar.
Sipas tij, sulmi në provincën e Idlibit, i cili sipas të dhënave të fundit, vrau 86 civilë, kaloi "shumë, shumë linja", raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova.