Lajmet e fundit

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Jeff Sessions, është pushuar nga puna nga Presidenti Donald Trump.
Trump ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se ai do të zëvendësohet nga shefi i kabinetit të tij.
Presidenti vazhdimisht ka kritikuar Session, një ish senator republikan i cili ishte ndër të parët që mbështeti kandidimin për president të Trump.
“Ne falënderojmë Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions për shërbimin e tij, dhe i urojmë të gjitha të mirat” ka shkruar Trump.
Në një letër Session ka thënë se është dorëhequr me kërkesë të presidentit.