Lajmet e fundit

Protestat kundër Presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, kanë vazhduar edhe në ditën e dytë të zgjedhjeve.
Ata kryesisht ishin njerëz të rinj të cilët thoshin se presidenca e Trump do të krijonte ndarje të mëdha raciale dhe gjinore.
Sidoqoftë policia në Portland ka thënë se kanë të bëjnë me vandalizëm dhe me sjellje agresive, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Në përgjigje të kësaj, Trump ka shkruar në Twitter, se protestat ishin “shumë të padrejta”.
Ndërsa, ai është takuar edhe me Presidentin Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, dhe e ka përshkruar atë si një njeri të mirë.