10.05.2018 · përditësuar para 3006 dite1 min lexim
Presidenti amerikan Donald Trump priti në mesnatë, me orën lokale amerikane, tre shtetasit amerikanë që u liruan pas një kohe të gjatë nga Koreja e Veriut.
Trump u shpreh se kjo “ishte një natë speciale për këta njerëz realisht të mëdhenj”, duke i pritur me duartrokitje teksa zbrisnin në bazën “Andrews” të Forcave Ajrore, pranë Uashingtonit.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se të tre ata u liruan si gjest i vullnetit të mirë përpara takimit të planifikuar mes presidentit Trump dhe udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-un. Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se vendi i samitit do të shpallej “brenda 3 ditësh”.
Tre të liruarit, Kim Hak-song, Tony Kim dhe Kim Dong-chul, dolën të buzëqeshur dhe u shfaqën në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se ishin të dënuar me punë të detyrueshme dhe të rëndë në vendin komunist.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.