Lajmet e fundit

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka premtuar një hetim të madh për "manipulimin me vota", pasi ka shprehur dyshimin për vota të paligjshme.
Trump ka thënë se hetimi do të përfshijë "votuesit e regjistruar në dy shtete, ata paligjshëm", transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, fokusi i këqyrjes do të jenë votuesit e regjistruar, por tashmë të vdekur - disa për shumë kohë.
Presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë ka deklaruar se Hillary Clinton ka marrë rreth pesë milion vota të paligjshme, por pa ofruar ndonjë dëshmi.