Lajmet e fundit
Gazmend Syla ka shprehur frikën e tij me trajtimin që mund të ketë cështja e Ballkanit në administratën e presidentit Donald Trump, për shkak të afërsisë që ai ka me Rusinë

Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla, në Info Magazine, ka thënë se është shqetësuese ideja që presidenti amerikan Donald Trump mund të ndërrojë kursin amerikan në raport me Ballkanin.
Ai këtë e ka bazuar në afërsinë që ai reflekton të ketë me Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin, duke theksuar shpresën që ka në mënyrën si Amerika vendosë për cështje të ndryshme, njofton Klan Kosova.
"Kampi demokrat është më pro-kosovar, për shkak të ndërhyrjes në Kosovë gjatë administraës së Bill Clinton".
"Kam drojë që mund të ketë ndryshim politike, për shkak të raporteve të Donald Trump me Rusinë. Nëse ai është kundër një NATO të këtillë cfarë është, kjo mund të reflektohet në Kosovë. Zoti mos e bëftë që të hiqen forcat nga Kosova".
"Por është mirë që sistemi vendos për gjithcka, jo presidenti. Mund të ketë një tërheqje të interesimit të ShBA-së për Ballkanin, që nuk do të ishte gjë e mirë". /klankosova.tv