Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë samitit të Azisë Juglindore në Vietnam.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra për media e Shtëpisë së Bardhë.
“Nuk ka pasur asnjë takim të konfirmuar dhe nuk do të ketë ndonjë takim për shkak të mospërputhjes së orareve nga të dyja palët”, ka thënë Sarah Sanders, sekretarja për media në Shtëpisë së Bardhë, transmeton Klan Kosova.
Kremlini ka njoftuar më herët gjatë javës se do të mbahet takimi në mes të palës ruse dhe amerikane, ndonëse sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, pati njoftuar se ende nuk ka ndonjë vendim rreth kësaj çështje.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.