Lajmet e fundit

Donald Trump e ka mohuar lajmin se i ka dhënë intervistë javores serbe Nedeljnik, në të cilën ka thënë se "i kërkon falje Serbisë për bombardimet në vitin 1999 gjatë kohës së Presidentit Clinton", njofton Klan Kosova.
Jason Miller, këshilltar për media i Donald Trump, ka deklaruar se kandidati presidencial nuk ka dhënë intervistë për këtë revistë.
"Presim kërkimfalje zyrtare", ka thënë ai.
Nedljenik nuk ka reaguar ende ndaj këtyre pohimeve.