Lajmet e fundit

Ish-Guvernatorja populiste e Alaskës, Sarah Palin ka dalë në mbështetje të kandidatit republikan për Presidencën amerikane, Donald Trump, transmeton Klan Kosova.
Për votuesit, ky mund të duket një kombinim i natyrshëm edhe pse Palin nuk arriti të triumfonte në garën për Shtëpinë e Bardhë në 2008 kur kandidoi për postin e zv.Presidentes krah John Mçain, stili i saj, që tregoi se mund të bëhesh një kandidat i fortë duke shmangur detajet politike në favor të një gjuhe të thjeshtë, konsiderohet si një pararendës i suksesit të Trumpit.
Palin foli ne mbeshtetje te manjatit te pasurive te patundshme gjatë një aktiviteti elektoral në Ajoua.
Sipas saj, Trumpi ishte dikush që do të lejonte trupat amerikanë t’i tregonin vendin ISIS-it.
Ndërkohë nga ana e tij, Trump, republikani i favorizuar nga sondazhet, tha në një deklaratë se ndihej krenar për mbështetjen e Palin. Pavarësisht largimit nga skena politike në favor të një karriere në media, Palin mbetet një zë konservator me shumë influencë.