Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka mbështetur protestat antiqeveritare që janë duke u zhvilluar në kryeqytetin e Iranit.
Ai ka thënë se Amerika qëndron me njerëzit e Iranit në luftën e tyre guximtare për liri, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se sot një grup protestuesish iranianë kanë kërkuar dorëheqjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pasi u konfirmua se ushtria iraniane e ka qëlluar gabimisht aeroplanin ukrainas në të cilin ndodheshin 176 njerëz brenda.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/pas-rrezimit-te-avionit-ukrainas-mbahen-protesta-ne-iran-video2/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.