Lajmet e fundit

I pyetur gjatë një interviste për kanalin NBC rreth pikëpamjeve të tij politike, zoti Trump tha se “nuk do të ndajmë familjet, por ata duhet të largohen”.
Në Shtetet e Bashkuara vlerësohet se gjenden 11 milionë emigrantë pa dokumente. Trump po ndjek një vijë të ashpër ndaj tyre, ndërkohë që po kandidon për garën që do të përzgjedhë pasardhësin e zotit Obama, të cilit nuk ia lejon kushtetuta të kandidojë për një term të tretë.
Trump ka akuzuar Meksikën se lejon hyrjen e paligjshme në SHBA të “kriminelëve” dhe “përdhunuesve”, dhe premtoi të ndërtojë një mur rrethues të padepërtueshëm përgjatë kufirit SHBA – Meksikë. “Askush nuk do ta kalojë atë mur”, tha Trump gjatë intervistës.
Për çështje të tjera të politikës së jashtme, Trump tha se nëse do të zgjidhet president, ai do t’ia marrë pasuritë Shtetit Islamik në Irak, duke shtënë në dorë zonat naftëmbajtëse që ata kanë pushtuar.
Ai tha se do t’i kthejë diçka Irakut, por pjesën më të madhe të këtyre fondeve do t’ia japë familjeve të ushtarëve amerikanë të vrarë dhe të plagosur gjatë luftës 8-vjeçare në Irak.
Gjatë këtij viti, Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar qindra sulme ajrore ndaj pozicioneve të Shtetit Islamik për të mbështetur trupat irakiane, por zoti Obama ka kundërshtuar ridërgimin e trupave tokësore amerikane.
Trump e përkufizoi ish-kontraktorin e shërbimeve të sigurisë Edward Snowden, i cili jeton tashmë në Rusi pasi botoi detaje masive për programet amerikane të mbikqyrjes, si “absolutisht një tradhtar” dhe një “turpërim”.
- See more at: http://lajmi.net/donald-trump-kunder-emigracionit-te-paligjshem/#sthash.QYTd3cJz.dpuf