Lajmet e fundit

Me 17-të tetor të këtij viti gjatë një fjalimi në kampanjën e tij, Donald Trump kishte thënë se “Është koha ta largojmë moçalin nga Washington DC”.
Një ditë më vonë ai e kishte ripërsëritur atë frazë në një postim në Twitter.
Mirëpo përdorimi i kësaj fraze nga Trump, nuk ishte për herë të parë.
Ai që e kishte thënë së pari, ishte presidenti i dikurshëm i Shteteve të Bashkuara Ronald Regan.