Lajmet e fundit

Donald Trump tha këtë mëngjes se fushata zgjedhore ka "qenë një proces i bukur."
“Unë kam qenë në të gjithë vendin dhe kam takuar njerëz të shumë niveleve...ata ishin të mahnitshëm. Unë mendoj se në qoftë se njerëzit thonë: “Çfarë keni mësuar?”, kjo është ajo që unë kam mësuar. Njerëzit në vendet e tyre janë të mahnitshëm”, tha Trump për Fox and Friends.
Trump tha se gara për president e ka ndryshuar atë, transmeton Klan Kosova.
“Kam parë shumë shpresa dhe kam dëgjuar ëndrra që mund të bëhen realitet...me udhëheqjen e duhur”, tha ai.