Një përdoruese e Twitter nga Brighton i Anglisë kur u zgjua këtë mëngjes kuptoi se kishte marrë lëvdata nga një burim i paimagjinueshëm - ishte ky udhëheqësi i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Donald Trump donte që ta lavdëronte vajzën e tij, Ivankën në llogarinë e tij në këtë rrjet social dhe ia bëri "retweet" një mesazhi të një përdoruesi ku thuhej se vajza e tij ishte "e madhe, një grua me karakter të vërtetë dhe me stil".

Por përdoruesi që e dërgoi cicërimin origjinale ia bëri "tag" Ivankës së gabuar me mbiemrin Majic dhe këtë gabim e përsëriti edhe presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, raportojnë mediat e huaja, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.