Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur i ashpër ndaj presidentit rus, Vladimir Putin mbi situatën me sulme në Kiev.
Ai madje i ka kërkuar rreptë Putinit, që ta ndalojë luftën, transmeton klankosova.tv.
Postuar në llogarinë e tij në Truth Social, ai shkruan:
''Nuk jam i lumtur me sulmet ruse në KYIV. Nuk është e nevojshme dhe ka kohë të keqe. Vladimir, STOP! 5000 ushtarë në javë po vdesin. Le të arrijmë marrëveshjen e Paqes!'"
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.