Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas arrestimit të aktorit Jussie Smollet.
Ai i quajti pretendimet e këtij të fundit “raciste dhe të rrezikshme”.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1098615818512941057
Jussie Smollet u arrestua në orët e hershme të ditës së sotme nën dyshimin se kishte dhënë akuza të falsifikuara lidhur me rrahjen që i kishte ndodhur javë më parë.
Ylli i Empire ka thënë se ka qenë subjekt i një sulmi homofobik dhe racist nga dy burra në muajin janar.
Gjykata ka caktuar një dënim prej 100 mijë dollarësh për lirimin e tij me kusht, përderisa aktori është detyruar të dorëzojë dokumentet e udhëtimit.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.