Lajmet e fundit

"Faleminderit Richard Grenellit për përkushtimin e tij dhe punën e mirë për të gjithë rajonin. Dhe faleminderit për dhuratën e mrekullueshme," shkroi kreu i shtetit serb në profilin në Instagram të "Buducnostsrbijeav" (E ardhmja e Serbisë).
Vuçiq gjithashtu publikoi foto me dy zyrtarë amerikanë.
"Mirëseardhje Adam Boehlerit me verëra të mira serbe", thuhet në njoftimin e dytë nga Vuçiq, transmeton Klan Kosova.
Në njoftimin e tretë, Vuçiq tregonte se ai gjithashtu mori një dhuratë nga Donald Trumpi përmes të të dërguarit të tij.
"Nga rezidenca presidenciale në Camp David drejt Serbisë! Një dhuratë personale nga presidenti", transmeton Klan Kosova.