Lajmet e fundit

Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar se importimi i gazrave natyror i Gjermanisë nga Rusia është shqetësim për sigurinë, gjatë një samiti me liderët e NATO-s.
Gjatë bisedimeve me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ai ka thënë se “kjo është një gjë mjaft e keqe për NATO-n dhe se Gjermania toalisht kontrollohet nga Rusia”.
Trump vlerësoi se 70% e gazit natyror ne Gjermani importohet nga Rusia, ndonëse shifrat zyrtare janë 50-75%.
Presidenti amerikan gjithashtu akuzoi Gjermaninë se ka dështuar të paguajë disa operacione të NATO-s.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Donald Trump pritet të takohen gjatë ditës.