Lajmet e fundit

Qindra, mijëra njerëz pritet të vërshojnë Washingtonin më 20 janar, për të parë betimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
Donald Trump në historinë e Amerikës, renditet Presidenti i 45-të, njofton Klan Kosova.
Trump do të zë vendin zyrtar të Presidentit aktual Barack Obama i cili për tetë vjet drejtoi SHBA-në.
Bëhet e ditur që për inaugurimin e presidentit të SHBA-së, pritet të zbarkojnë në Washington rreth 800 mijë deri në 900 mijë njerëz, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq para disa momenteve sipas BBC, Donald Trump ka lënë Aeroportin e La Guardias për të arritur në Washington ku dhe do të bëjë betimin e tij si President i 45-të i SHBA-së.