20.05.2016 · përditësuar para 3726 dite1 min lexim
Donald Trump është kërcënim për demokracinë dhe është i pa kualifikuar të për udhëhequr Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë për CNN, kandidatja kryesore për Presidentet të SHBA-ve nga radhët e Demokratëve, Hillary Clinton, njofton Klan Kosova.
Madje Clinton shkoi edhe më larg duke thënë se kërcënimi që paraqet Trump për shtetin dhe popullin amerikan është “dramatik për demokracinë dhe për ekonominë tonë”.
Sipas ish-zonjës së parë, Trump tashmë veç i ka shkaktuar dëme vendit, sepse me komentet e tij për myslimanët ka vështirësuar shumë punën e Uashingtonit me qeveritë e Lindjes së Mesme.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.