Lajmet e fundit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka thënë se e respekton Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, edhe pse ai është një vrasës.
Në një intervistë për Fox News, presidenti ka thënë se mendon që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, janë njëjtë të këqija me njëra tjetrën.
I pyetur nga gazetari Bill O’Reilly nëse ai e respekton Putinin, Trump është përgjigjur: “Po e respektoj atë”, transmeton Klan Kosova.
“Epo, unë respektoj shumë njerëz dhe kjo s’do të thotë që do ta kem mirë me ta. Ai është lideri i vendit të tij. Mendoj që është më mirë t’i kemi raportet e mira me Rusinë, sesa të mos i kemi”.