Lajmet e fundit

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka kritikuar sërish kryebashkiakun e Londrës, Sadik Khan, duke e quajtur atë një "turp kombëtar", i cili sipas tij po e shkatërron kreyqytetin e Britanisë së Madhe, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Komentet e tij erdhën pasi Londra u godit nga pesë sulme në më pak se 24 orë ku mbetën tre persona të vdekur ndërsa tre të tjerë të plagosur.
Udhëheqësi i punës, Jeremy Corbyn, tha se është një gjë"absolutisht e tmerrshme" pasi Trump po përdor "tragjedinë e njerëzve të vrarë për të sulmuar kryetarin e bashkisë".
Postimet e fundit në rrjetin social "Twitter" janë vazhdimësi e "përleshjes virtuale" mes Trump dhe Khan.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1139967706424369152?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1139967706424369152%7Ctwgr%5E393039363b636f6e74726f6c&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fuk-england-london-48651131