Lajmet e fundit

Kandidati republikan për president, Donald Trump ka akuzuar rivalen demokratike, Hillary Clinton që është treguar “fanatike” pasi është ankuar për votat e pakicave, transmeton Klan Kosova.
Duke folur në një tubim në Misisipi, ai tha se kundërshtarja e tij “i sheh njerëzit me ngjyrë vetëm si vota e jo si qenie njerëzore të denjë për një të ardhme më të mirë”.
Trump shtoi se Clinton dhe Partia Demokratike kishin përfituar nga komuniteti afrikano-amerikan.