26.11.2016 · përditësuar para 3535 dite1 min lexim
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka quajtur Fidel Castron një “diktator brutal”, njofton Klan Kosova.
Trump, duke folur për regjimin e Castros, ka thënë se shpreson shumë që tash, pas vdekjes së Castros, Kuba do të lëvizë drejt “një të ardhme të lirë”.
Trump i ka bërë këto komente vetëm disa orës pas vdekjes së 90 vjeçarit.
Castro erdhi në pushtet në vitin 1959 me anë të një revolucioni komunist.
Ai nuk kishte marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa gjatë regjimit të tij kishte pasur shumë komplote për ta eliminuar Castorn, por ia u bëri ballë të gjithave.
Mbështetësit e tij thonë se ai ua kthejë njerëzve Kubën. Kritikët e quajtën regjimin e tij diktatorial.
Vëllai i tij Raul, që u bë President pas Castros, lajmëroi për vdekjen e të vëllait në lajmet e mbrëmjes në televizionin shtetëror të premten.
“Derisa Kuba mbetet një ishull i totalitarizmit, është shpresa ime se e sotmja shënon një moment kur do të lëvizet nga horrori që zgjati kaq shumë, drejt një të ardhme ku njerëzit e mrekullueshëm të Kubës më në fund do të jetojnë në lirinë që e meritojnë aq shumë”, thotë Trump në një deklaratë për media.
Barack Obama, nën të cilin SHBA-të rivendosen lidhjet diplomatike me Kubën, tha se historia “do ta gjykojë për ndikimin e madh që ka pasur”, Castro.
“SHBA-të kanë punuar fort që ta harrojnë të kaluarën dhe të shtrinë dorën e pajtimit për popullin kuban”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.