Lajmet e fundit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka darkuar në një nga restorantet më romantike të Parisit të enjten.
Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania iu bashkuan presidentit francez Emmanuel Macron dhe gruas së tij, Briggite në restorantin e famshëm të Alain Ducasse, "Le Jules Verne", në katin e dytë të Kullës Eiffel.
Restoranti është gjithashtu në zemër të zonës turistike të Parisit.
Në disa fotografi të postuara në Instagram shihen çiftet e reja duke pirë shampanjë, transmeton Klan Kosova.