Lajmet e fundit

Donald Trump pritet të jetë kandidati i republikanëve për president të Amerikës pas fitores që e shënoi në Indiana.
Ky trium i miliarderit amerikan e shtyri rivalin e tij, Ted Cruz të tërhiqet nga gara .
Trump e fitoi Indianën me 53 përqind kundrejt kundërshtarit të tij që morri 37 përqind të votave, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.
Biznesmeni nga Nju Jorku tashmë ka 1041 delegatë, ndërsa për të fituar nominimin partiak, atij i nevojiten gjithsej 1237 delegatë.
Me ta marrë kurorën nga partia e tij, Trump do të shënojë edhe një fitore mahnitëse pasiqë, fushata e tij qëkur nisi vitin e shkuar nuk u morr aspak seriozisht nga shumica e amerikanëve, transmeton Klan Kosova
Ndërkaq, në kampin demokrat në Indiana ka korrur fitore Bernie Sanders i cili e mposhti Hillary Clinton.
Pavarësisht fitores së senatorit të Vermontit, Clinton ka shumë më tepër delegatë dhe është e pamundur përmbysja e rezultatit.