Lajmet e fundit

Ndërsa në radhët e Demokratëve gjërat kanë shkuar pak më ndryshe.
Ish-sekretaria e Shtetit, Hillary Clinton ka arritur të ketë një “super të martë”, të kënaqshme, duke fituar shtete të rëndësishme, por nuk ia ka hedhur krejtësisht paq.
Senatori nga Vermonti, Bernie Sanders megjithatë ka arritur të mbahet në garë duke fituar disa shtete.
Hillary Clinton fitoi në shtatë shtete, duke përfshirë, Georgian, Virginian, Alabaman, Massachusetts, Tennessee, Texas dhe Arkansas.
Por edhe Sanders ka arritur të fitojë katër të tjerat, duke filluar nga shteti prej nga vjen Vermontin, e më pas edhe Minnesotan, Oklahoman dhe Coloradon.
Pas fitores së madhe të Donald Trump gjërat në partinë Republikane duken shumë më të qarta tani.
Trump përpos shtatë shteteve të fituar të martën, kishte edhe tri fitore të rëndësishme paraprakisht në New Hampshire, South Carolina dhe Nevada, dhe kishte humbur minimalisht nga Ted Cruz në Iowa.
Tani që kanë mbetur edhe 35 shtete për të votuar e në shumicën e të cilave Trump udhëheqë duket se biznesmenit po i shkon gjithçka sipas planit.
Trump kur kishte filluar garën në radhët e Republikanëve menjëherë kishte përdorur një retorikë të ashpër, dhe shumë shpesh aspak të përshtatshme për një njëri që synon shtëpinë e bardhë, por ai asnjëherë nuk është penalizuar, ashtu siç kanë pritur analistët, nga publiku. Madje sa herë Trump ka thënë diçka që është menduar se do ta dëmtojë, vetëm sa është ngritur.
Tani mbështetja për të po përkthehet edhe në vota dhe rruga drejt fitores duket e sigurt.
Ndërsa në radhët e Demokratëve gjërat janë më ndryshe, përkundër se Clinton prinë.
Ish-sekretarja e Shtetit, pos shtatë shteteve këtë të martë, më herët kishte të fituar edhe tri të tjera – Iowan, South Carolinan dhe Nevadan, njofton Klan Kosova.
Por, edhe senatori Bernie Sanders kishte të fituar shtetin e New Hampshire, kështu që gara ende vazhdon.
Për ta fituar nominimin për President nga radhët e Demokratëve njëri nga kandidatët duhet të mbledhë 2382 delegatë. Për momentin Hillary Clinton prinë me 527 sosh.
Kurse për ta fituar nominimin nga radhët e Republikanëve nevojiten 1237 – Donald Trump prinë me 258.
Deri sa të arrihen këto shifra kandidatët do të garojnë mes vete, për të fituar besimin e qytetarëve i cili do të iu nevojitet më shumë se kurrë ditën e zgjedhjeve të përgjithshme për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, të cilat janë caktuar të mbahen me tetë nëntor 2016, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv