Lajmet e fundit

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të betohet mbi dy bibla në ditën e inaugurimit të tij si president me 20 Janar.
Njëra Bibël, do të jetë ajo që nëna e tij i dhuroi në vitin 1055 kur e mbaroi shkollën fillore në New York.
Ndërsa, Bibla tjetër do të jetë ajo të cilën e kishte përdorur Abraham Lincoln në ditën kur dha betimin presidencial.
Trump do të bëjë betimin para kryetarit të Gjykatës Supreme të SHBA-së, John Roberts.
Edhe pse Shtetet e Bashkuara janë një vend shumë-kombësh dhe multi-fetar, është e zakonshme që vetëm bibla të përdoret për betim nga presidentët.