Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua të dielën me presidentin e ShBA-së, Donald Trump, për të arritur një marrëveshje tregtare që ka të ngjarë të rezultojë në një tarifë prej 15% për shumicën e mallrave të BE-së, por do t'i japë fund muajve të pasigurisë për kompanitë e Bashkimit Evropian.
Negociatorët e ShBA-së dhe BE-së u mblodhën në bisedimet përfundimtare mbi tarifat me të cilat përballen sektorë të rëndësishëm si makinat, çeliku, alumini dhe farmaceutika, përpara se të fillonte takimi në fushën e golfit të Trumpit në Turnberry, Skocinë perëndimore.
Trump u tha gazetarëve para se të takohej me Von der Leyen se donte të korrigjonte një marrëveshje tregtare që ai e quajti "shumë të padrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara" dhe përsëriti komentet e tij nga e premtja se shanset për një marrëveshje SHBA-BE ishin 50-50, një pikëpamje e mbështetur nga Von der Leyen.
"Kemi tre ose katër pika ngërçi në të cilat nuk do të preferoja të hyja. Pika kryesore ngërçi është drejtësia", tha ai duke këmbëngulur që BE duhej të hapej ndaj produkteve amerikane.
Von der Leyen pranoi se kishte nevojë për "ribalancim" të tregtisë BE-SHBA.
"Kemi një suficit, Shtetet e Bashkuara kanë një deficit dhe duhet ta ribalancojmë atë do ta bëjmë më të qëndrueshëm", tha ajo.
Marrëveshja me BE-në do të ishte një çmim i madh, duke pasur parasysh se SHBA-ja dhe BE-ja janë partnerët më të mëdhenj tregtarë të njëra-tjetrës deri më tani dhe përbëjnë një të tretën e tregtisë globale të mallrave dhe shërbimeve, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.