Lajmet e fundit

Kandidati presidencial tek republikanët, Marco Rubio e ka sulmuar Donald Trumpin për deklaratat e tij se “Islami urren Amerikën”, në një debat televiziv në MIami.
Rubio, që në Florida e kupton nëse vazhdon dot apo jo në këtë garë, ka thënë se Islami përballet me radikalizmin, duke theksuar se muslimanët janë amerikanë krenar, transmeton Klan Kosova.
“Presidenti nuk mund të thotë gjithçka. Kjo gjë ka pasoja”, ka thënë ai.
Ndryshe nga debati i fundit, ku qenë shkëmbyer fyerje në baza personale, në Miami debati ishte më substancial.
“Deri tani, nuk mund ta besoj sa mirë po ecën këtu lart”, ka thënë Trump për ta theksuar këtë gjë.
Por në çështjen e Islamit, kishte dallim të madh mes Trump dhe të tjerëve – të tre rivalët nuk u pajtuan që familjet e terroristëve duhet vrarë.