Lajmet e fundit

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti i Iranit, Hassan Rouhani kanë shkëmbyer paralajmërime kërcënuese, përderisa situata në mes të këtyre dy vendeve po vazhdon të tensionohet.
Përmes një postimi në Twiter, Trump ka shkruar se Irani “do të vuajë pasojat të cilat rralle janë parë nëpër histori” në qofte se kërcënon SHBA-të.
Më parë Rouhani kishte thënë se një luftë me Iranin do të ishte “nëna e të gjitha luftërave”.
Washington tani po konsideron rivendosjen e sanksioneve, përkundër kundërshtimeve nga Briatania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania, të cilat kishin nënshkruar marrëveshjen e 2015-ës.