Lajmet e fundit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump zhvilloi sot për herë të parë një takim zyrtar me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Takimi mes tyre vjen në Helsinki të Finlandës, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara akuzuan 12 oficerë të inteligjencës ruse për pirateri, njofton Klan Kosova.
Presidenti amerikan tha se "gjithçka" do të diskutohej me presidentin rus, përfshirë tregtinë, ushtrinë dhe çështjen e Kinës.
Me të dal në konferencë shtypi ata deklaruan se në këtë takim u diskutua edhe luftimi i terrorizmit radikal islamik.
Raportohet se ata u dakorduan për të punuar së bashku në këtë drejtim, njofton Klan Kosova.