Lajmet e fundit

Donald Trump do të inaugurohet si President i Shteteve të Bashkuara të Premten. Pas betimit ai do ta marrë zyrtarisht postin për të udhëhequr me njërin nga vendet më të fuqishme në botë.
Mirëpo, inaugurimi i tij për president, do të shoqërohet edhe me protesta anti-Trump, të planifikuara në vende të ndryshme të SHBA-së, shkruan gazeta Time, transmeton Klan Kosova.
Ceremonia e inaugurimit fillon në orën 9:30, që i bie të jetë në ora 15:00 në Europë, me performimin e artistëve që janë ftuar të këndojnë në ceremoninë e tij.
Ndërsa, betimin mbi Bibël presidenti Trump do ta bëjë rreth orës 17:00 (11:30-12:30 në SHBA), në ndërtesën e Capitol’it para kreut të Gjykatës Supreme, John Roberts, bashkë me zëvendëspresidentin Mike Pence, nga ku më pas Trump do të marrë pjesë në drekën e inaugurimit.
Në mbrëmje ai dhe zëvendëspresidenti Pence, bashkë me gratë e tyre, do të marrin pjesë në tri ballo të organizuara për nder të inaugurimit të tyre.