Lajmet e fundit

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë zyrtare tre-ditore.
Air Force One u ul në aeroportin Stansted pak para orës 09:00, kohë lokale.

Trump do të takohet me anëtarët e familjes mbretërore dhe pritet të diskutojë ndryshimet klimatike si dhe për kompaninë teknologjike kineze Huawei gjatë bisedimeve me kryeministren në largim, Theresa May.
Para vizitës Trump kritikoi kryetarin e Londrës, Sadik Khan, me të cilin ai është përplasur në të kaluarën.
Ai tha se Khan - i cili më parë kishte thënë se "Britania e Madhe nuk duhet ta shtrojë tepihun e kuq për Trump" - është një humbës zemërguri si dhe ende e pret vizitën e tij në Londër.
Protesta janë planifikuar në gjithë Mbretërinë e Bashkuar gjatë vizitës.
