Lajmet e fundit

Një grua nga Koreja Jugore është bërë sensacion në internet, pasi e ka bërë një video me këshilla për pastrimin e fytyrës nga makijazhi të quajtur: “how to remove your face”.
Videoja trajnuese i tregon shikuesve se si ta largojnë grimin, derisa ajo e heq pudrën e lëngshme, hijen e syrit dhe te tjerat vetëm nga një anë e fytyrës së saj.
Fytyra e gruas paraqitet në kontrast të fortë derisa ajo largon shtresat e kozmetikës për të zbuluar pamjen e saj të vërtetë.
Në bazë të kësaj, bëhet e ditur se ky është truku i grimit që përdoret nga shumica e femrave aziatike.
Nga data 2 Maj prej kur është ngarkuar kjo video në internet, ka mbledhur më shumë se 7 milionë shikime.