Lajmet e fundit

Ta mbash shtëpinë të pastër është një lloj arti më vete. Këtë e dinë më mirë zonjat e shtëpisë, të cilat bëjnë një punë fantastike për mbajtjen e shtëpisë pastër.
Më poshtë do të mund të mësoni disa truke për pastrimin e objekteve shtëpiake shpejt dhe lehtë.

Përzieni ½ gotë uthull molle me ½ gotë vaj ulliri. Njomni një copë me përzierjen e përgatitur dhe fërkoni me të tavolinën e drurit. Të gjitha gërvishtjet do të zhduken si me magji dhe sipërfaqja do të duket si e re.
Zbardhni jastëkët

Përzieni 1 gotë detergjent rrobash, 1 gotë detergjent pluhur, 1 gotë zbardhues, ½ boraks dhe shtoni ujë shumë të nxehtë.
Si të pastroni dollapin

Përzieni 1 lugë vaj perimesh me 2 lugë sodë buke. Me anë të një furçeje dhëmbësh ose copë filloni të pastroni dollapin
Pastroni kokën e dushit

Hiqni depozitat e mineraleve të ujit të formuara në kokën e dushit duke përdorur uthull molle. 20 minuta janë të mjaftueshme.
Nëse nuk janë hequr akoma, mbështilleni kokën e dushit me një qese dhe lëreni ashtu për një orë. Më pas e shpëlani me ujë.
Hekur