Lajmet e fundit

Kryeministri kanadez Justin Trudeau i ka cilësuar si "të papranueshme" protestat e kamionistëve në të gjithë vendin.
Duke folur në parlamentin në Otava, ai i mbështeti kufizimet federale për COVID-19 të cilat kanë bërë që kamionistët të mblidhen bashkë dhe të protestojnë në rrugët e kryeqytetit.
Ndërkohë, Policia e Otavës paralajmëroi se protestuesit mund të arrestohen dhe një dënim atyre mund t'u kushtojë me vendin e punës.
Protestat në Otava dhe në dy pika kufitare Kanada-SHBA po vazhdojnë për dy javë rresht.
"Bllokimi, demonstratat ilegale janë të papranueshme dhe po ndikojnë negativisht në bizneset dhe prodhuesit," tha Trudeau, të mërkurën.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për t'i dhënë fund. Protestuesit po përpiqen të bllokojnë ekonominë tonë, demokracinë tonë dhe jetën e përditshme të bashkëqytetarëve tanë. Kjo duhet të ndalet".
Trudeau u kthye në parlament këtë javë, pasi ishte në izolimi njëjavor për shkak të infektimit me koronavirus, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.