Lajmet e fundit

Poetja Tropojane, Zyra Ahmeti, të enjten e promovoi librin e saj të titulluar “Alfabeti Ynë”.
Në këtë libër, autorja ka shkruar për çdo shkronjë nga një poezi.
Në promovim ishin të pranishëm mysafirë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia të cilët librin e vlerësuan si një gjetje shumë të mirë.
Ahmetaj në moshën 19 vjeçe, pësoi një aksident dhe mbeti e paralizuar, por nuk u dorëzua asnjëherë, e për këtë qëndresë e përgëzuan në fjalimet e tyre edhe ambasadorët që morën pjesë në ceremoninë e promovimit të librit të saj.