Lajmet e fundit

Anësori i Udineses, Gabriel Troje ka kaluar zyrtarisht në radhët e ekipit nga Turkish League, Osmanlispor.
Ai do të kalojë sezonin e ri në formë huazimi, kështu edhe edicionin e fundit ai kishte kaluar në Konyaspor, ku kishte shënuar pesë gola në 26 paraqitje.
25 vjeçari u bashkua me Udinesen nga Dinamo Bucharest në vitin 2011, ndërsa ky është sezoni i katërt i tij që kalon në huazim nëpër skuadra tjera.
Ai është përfaqësues i Rumanisë, ndërsa ka realizuar 10 gola në 37 paraqitje, transmeton Klan Kosova.