Lajmet e fundit

Është një prej rock grupeve më të njohura në trojet shqiptare.
Këngët e tyre që bëhen gjithmonë hite cilësohen si kundërshti ndaj sistemit e padrejtësive në vend, transmeton Klan Kosova.
E të gjithë adhuruesit e grupit Troja, do të kenë mundësi që të dëgjojnë hite të tjera të këtij grupi të njohur.
Promovimi i albumit “One” është bërë sot në Galerinë Kombëtare, por të gjithë këngët e reja mund të dëgjohen edhe në Youtube.
Më poshtë mund t’i dëgjoni disa nga këngët nga albumi “One”.
https://www.youtube.com/watch?v=tzwSfhAZdgk&feature=youtu.be