Lajmet e fundit

Situata e fundit në Kosovë frymëzuan rok grupin e njohur kosovar Troja që të realizojnë albumin e tyre më të ri, One.
Madje edhe në promovimin e tij që u bë në një mënyrë të veçantë nuk munguan maska.
Bile, u tha se të gjitha këngët e Trojës në këtë album janë kundërshtim i sistemit aktual.
Kjo u tha nga artisti, Alban Makolli i cili prezantimin e kësaj vepre të Trojës e bëri në stiline një lideri.
Makolli, duke ironizuar me liderët kosovar, gjatë prezantimit iu tha gazetarëve që të kenë kujdes se çfarë shkruajnë, sepse sipas tij, ai ka fuqi autoritare mbi ta dhe mund ta humbin punën për këtë.
Albumi “One” ka shtatë këngë, prej të cilave dy janë në gjuhën angleze. Edhe në këtë album, rok grupi Troja ka vazhduar me stilin e njëjtë, duke e ruajtur ritmin dhe me tekste, përmes të cilave shprehin pakënaqësitë për zhvillimet në Kosovë.