Lajmet e fundit

Juventus ka fituar me rezultat 0:2 ndaj Fiorentinës në javën e 24-t të Serie A.
Pjesa e parë u mbyll ashtu siç kishte filluar, ndërsa në të dytën, kampioni aktual italian gjeti përgjigjen.
Së pari, Federico Bernardeschi shënoi ndaj ish-skuadrës në minutën e 56-të, ndërsa fitoren e vulosi Gonzalo Higuain në minutën e 86-të, pas asistimit nga Giorgio Chiellini.
Kjo fitore çon klubin torinez në pozitën e parë me 62 pikë, dy më shumë se Napoli, por që ky i fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.