Lajmet e fundit

Gjermania ka shënuar fitore prej 5:1 ndaj Azerbejxhanit në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror.
Kampionët Botërorë tashmë e kanë siguruar kualifikimin për në Rusia 2018.
Fitore ka shënuar edhe Çekia ndaj San Marinos me rezultat 5:0, por kjo fitore nuk i hyn në punë pasi që edhe para se të hynin në këtë ndeshje nuk kishin gjasa për kualifikim.
Ndërsa Norvegjia befasoi Irlandën Veriore duke e mposhtur me rezultat 1:0, dhe duke ia komplikuar kështu sigurimin e barazhit.