Lajmet e fundit
Në Fushë-Krujë janë rikthyer shpërthimet me tritol.

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në lokalin e njohur “7 yjet”. Ai është në pronësi të shtetasit Kurt Çira që mban detyrën e nënkryetarit të komunës së Thumanës, por që është edhe kryetari i PD-së në KZAZ-në e Krujës.
Nga shpërthimi është dëmtuar një automjet i parkuar para lokalit si edhe një billbord i kandidatit të PD-së për Fushë-Krujën. Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar. Policia ka nisur hetimet ndërsa dyshimet e para lidhen me aktivitetin politik të pronarit të lokalit, transmeton Lapsi.al