Bayerni luan për ta fituar titullin dhe dy sfida tjera fantastike nga Bundesliga në Artmotion!
Bundesliga gjermane në Artmotion vazhdon edhe këtë të shtunë me ndeshjet e xhiros së 31-të e cila mund të jetë edhe përcaktuese në luftën për titull kampion dhe kalim në garat evropiane.
Gjithçka fillon në ora 15:00 kur luhen dy super ndeshje, Mainz - Bayern dhe Wolfsburg - Dortmund për t'i lënë më pas radhën edhe Leverkusen - Frankfurt.
Ndeshja mes Mainz dhe Bayern do të transmetohet në kanalin Art Sport 3, teksa fillon nga ora 15:00 dhe është shumë e rëndësishme për shkak se me një fitore eventuale skuadra e Bayern Munich do të kurorëzohej si kampione e këtij sezoni 3 javë para fundit dhe kështu do të hiqte nga supet barrën "Leipzig" që i qëndron mbrapa shpinës dhe pret gabimet e tyre.
Nga ana tjetër, Mainzi i Bo Svensson janë stabilizuar në renditje mirëpo edhe më tutje nuk kanë siguruar mbijetesën andaj do kërkojnë edhe pikë të reja.
Bayern mbanë vendin e parë në tabelë me 71 pikë kurse Mainz qëndron si e 13-ta me 31 sosh. Në duelin e parë të luajtur këtë edicion fitore kanë arritur bavarezët me rezultat të thellë 5:2.
Mainz, 11-shja e mundshme startuese:
Zentner - St.Juste, Bell, Niakhate - Brosinski, Barreiro, Kohr, Mwene - Boetius, Szalai, Burkardt
Bayern, 11-shja e mundshme startuese:
Nubel - Pavard, Boateng, Alaba, Davies - Musiala, Kimich, Goretzka - Muller, Sane, Lewandowski
Dueli në mes Wolfsburg dhe Dortmund ka vlerë jetike sidomos për këta të fundit teksa fillon nga ora 15:00 dhe transmetohet në kanalin numër 22 të platformës Artmotion, Gurmania.
Aktualisht skuadra e Wolfsburg mbanë pozitën e tretë tabelore me 57 pikë në 30 duele të luajtura kurse nga ana tjetër Dortmundi është e pesta me 52 pikë deri më tani dhe nëse nuk arrin fitore këtu mund ta harroj kalimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm pasi që sezoni vetëm se është drejt përfundimit.
Në duelin e parë direkt të luajtur më 3 janar fitore kishin arritur Dortmundi me rezultat 2-0, por këtë herë në shtëpinë e tyre Wolfsburg do të provojnë ta sigurojnë edhe matematikisht Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Wolfsburg, 11-shja e mundshme startuese:
Casteels - Baku, Lacroix, Brooks, Otavio - Arnold, Schlager, Gerhardt - Brekalo, Philipp, Weghorst
Dortmund, 11-shja e mundshme startuese:
Hitz - Morey, Hummels, Zagadou, Guerreiro - Can, Delaney, Dahoud - Reus, Haaland, Sancho
Ndeshja e fundit që do të transmetohet këtë të shtunë nga elita e futbollit gjerman drejtpërdrejt në platformën Artmotion do të jetë derbi tjetër për Evropën në mes Leverkusen dhe Frankfurt. Kjo ndeshje do të fillojë nga ora 18:30 teksa do të transmetohet në Art Sport 2.
Leverkusen në fakt nuk ka gjasa as matematike që të jetë në Champions për edicionin e ardhshëm mirëpo që të jetë të paktën në Evropa Ligë duhet të arrijë fitore në këtë ndeshje të vështirë ndaj Frankfurtit që dëshiron kalimin historik në Ligën e Kampionëve pas shumë dekadave pritje.
Aktualisht, skuadra e Eintracht Frankfurt mbanë pozitën e katërt në tabelë me 56 pikë nga 30 ndeshje teksa është njëkohësisht skuadra e dytë me më së paku humbje pas Bayernit (4) dhe skuadra e dytë me më së shumti barazime në ligë pas Union Berlin (11).
Nga ana tjetër, Leverkusen katër javë para fundit qëndron e gjashta në renditje me 47 pikë.
Ndeshjen e parë mes tyre këtë edicion e kishte fituar skuadra e Frankfurt me rezultatin 2-1.
Leverkusen, 11-shja e mundshme startuese:
Hradecky - Tah, Bender, Tapsoba - Wendell, Aranguiz, Palacios, Bellarabi - Wirtz, Bailey, Schick
Frankfurt, 11-shja e mundshme startuese:
Trapp - Ilsanker, Hinteregger, N'Dicka - Durm, Sow, Hasebe, Kostiç - Kamada, Silva, Joviç
klankosova.tv