Superliga e Kosovës në Futboll këtë mesjavë zhvillon ndeshjet e xhiros së 33-të të cilat do të luhen gjatë ditëve të mërkurë dhe të enjte teksa që të gjitha do të transmetohen në platformën Artmotion.
15:00 GJILANI – DRITA ART SPORT 1
Ndeshja kryesore e xhiros është ajo mes rivalëve lokalë të Gjilanit dhe Dritës, skuadra këto të cilat janë edhe kundërshtarët më të ashpër të njëra-tjetrës dhe kanë rivalitet të theksuar.
Ndeshja mes tyre luhet këtë të mërkurë me fillim nga ora 15:00 teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Drita ka nevojë për fitore që të vazhdojë ta mbajë pozitën e dytë tabelore në të cilën ndodhen pas 32 ndeshjeve të luajtura me 68 pikë të arkëtuara, kurse Gjilani mban vendin e katërt në renditje, por me vetëm 47 pikë të grumbulluara gjatë këtij edicioni.
Në total kanë qenë tre duelet e luajtura mes këtyre dy skuadrave gjatë këtij sezoni nga të cilat dy janë fitoret e “Intelektualëve”, ndërsa një përballje ka përfunduar në barazim pa gola.
15:00 FERONIKELI – TREPÇA ’89 ART SPORT 2
Feronikeli nis epokën pas trajnerit Klodian Duro me duelin direkt ndaj Trepçës ’89 që luhet këtë të mërkurë me fillim nga ora 15:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 2.
Feronikeli aktualisht është e teta në renditje me 35 pikë të grumbulluara në 32 ndeshje total teksa në 5 përballjet e fundit kanë arritur të marrin vetëm një pikë. Nga ana tjetër, mitrovicasit janë të shtatët në tabelë me 36 pikë të arkëtuara teksa akoma nuk janë të sigurt dhe stabil në elitë.
Padyshim është interesant fakti që Klodian Duro debutonte pikërisht kundër kësaj skuadre e tani edhe trajneri i ri i skuadrës, Faruk Elshani, po ashtu debuton ndaj tyre.
Në tre duele të luajtura këtë sezon dy janë barazime pa gola dhe një fitore e Feronikelit me rezultatin e pastër 2-0.
15:00 BESA – PRISHTINA ART SPORT 3
Besa që po i krijon problem të gjitha kundërshtarëve do të synoj që të njëjtën gjë ta bëjë edhe në mesjavë kundër njërës prej rivalëve më të mëdhenj të tyre, Prishtinës. Kjo përballje mes tyre luhet të mërkurën me fillim nga ora 15:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport 3.
Pejanët e Besës kanë rënë tashmë nga elita kosovare e futbollit edhe matematikisht teksa po luajnë për ta respektuar kampionatin dhe për t’i shtyrë drejt zhvillimit të mëtutjeshëm lojtarët e tyre të rinj. Nga ana tjetër, Prishtina objektivat i ka krejt të kundërt dhe luftojnë për pozitën e parë në tabelë dhe titullin kampion.
Të gjitha përballjet direkt këtë edicion i kanë fituar kryeqytetasit, të cilët madje kanë goldallim prej 11-1 në duelet ndaj pejanëve.
Përndryshe duke nisur nga vikendi e në vazhdim të gjitha duelet e Superligës së Kosovës do të luhen me orar të njëjtë, duke filluar nga ora 15:00 ditëve të diela.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.