Në ditën e fundit të javës në aksion dalin edhe yjet e futbollit gjerman, njëra nga ligat më të forta në botë e që është ekskluzivisht pjesë e platformës Artmotion.
13:30 HOFFENHEIM – MAINZ ART SPORT 3
Hoffenheimi që nuk po kalon një sezon edhe aq të mirë e pret në duelin e kësaj xhiroje skuadrën e Mainzit që kanë lëshuar turbinat, pasi që po luftojnë për mbetje në elitë. Kjo ndeshje luhet të dielën me fillim nga ora 13:30 teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 3.
Hoffenheim aktualisht ndodhën në pozitën e 11-të në tabelë me 30 pikë, teksa forma e tyre aktuale është 2 fitore, 2 barazime dhe 1 disfatë në 5 duelet e fundit. Nga ana tjetër, Mainzi i drejtuar nga Bo Svensson është e parafundit në renditje me 21 pikë nga 25 duele, por kanë formë të njëjtë si rivalët e tyre të kësaj fundjave e po ashtu me një fitore sot do të dilnin edhe nga zona e ftohtë për herë të parë këtë edicion.
Hoffenheim, 11-shja e mundshme startuese:
Baumann – Richards, Grillitsch, Vogt – Kaderabek, Samassekou, Rudy, Sessegnon, Baumgartner – Bebou, Kramariç
Mainz, 11-shja e mundshme startuese:
Zentner – St.Juste, Bell, Niakhate – Mëene, Kohr, Barreiro, Da Costa – Boetius, Glatzel, Burkardt
15:30 HERTA – LEVERKUSEN ART SPORT 2
Dy skuadra me objektiva të kundërta, por me nevojë maksimale për pikë që do të vlejnë shumë në vazhdimin e këtij edicioni, Herta dhe Leverkuseni ndeshen mes tyre në kryeqytet. Kjo ndeshje luhet këtë të diel me fillim nga ora 15:30 teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 2.
Herta aktualisht është e 16-ta në tabelë me 21 pikë, pozitë kjo që nuk ua siguron mbijetesën dhe tani do të ishte koha më e mirë e mundshme për ta rrëmbyer një fitore që do e ngriste për dy pozita në tabelë. Nga ana tjetër, Leverkusen që nuk po kalon formë aspak të mirë tashmë janë në pozitën e gjashtë në renditje dhe rrezikojnë edhe plasmanin në Europa Ligë për edicionin tjetër, ata kanë 40 pikë në 25 xhiro të deritashme.
Herta, 11-shja e mundshme startuese:
Jarstein – Dardai, Stark, Klunter – Zeefuik, Tousart, Plattenhardt,Leckie, Lukebaio – Piatek, Dilrosun
Leverkusen, 11-shja e mundshme startuese:
Grill – Frimpong, Tah, Tapsoba, Wendell – Aranguiz, Amiri, Alario – Gray, Schick, Gray
18:00 FREIBURG – AUGSBURG ART SPORT 2
Freiburgu pret rivalët e pjesës së poshtme të tabelës, Augsburgun në një duel i cili po të fitohet do i fuste ata në garën për kualifikim në garat evropiane. Ky duel luhet këtë të diel me fillim nga ora 18:00 teksa transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 2.
Freiburgu ka dështuar në duelet e fundit teksa kanë vetëm një fitore gjatë gjithë muajit mars, ata aktualisht renditën në vendin e 10-të në tabelë me 34 pikë të grumbulluara, 6 pikë më pak se sa pozitat që të japin biletën për Evropë. Nga ana tjetër, Augsburg aktualisht është e 13-ta në renditje me 29 pikë e me një fitore eventuale do të stabilizonte veten edhe më lartë në tabelë, e pse jo të futej në garë edhe për dalje në garat evropiane.
Freiburg, 11-shja e mundshme startuese:
Muller – Schmid, Lienhart, Schlotterbeck, Heintz, Gunter – Hofler, Holer, Grifo – Slalai, Petersen
Augsburg, 11-shja e mundshme startuese:
Gikiewicz – Framberger, Gouweleeuw, Udokhai, Gumny – Ritcher, Khedira, Strobl, Caligiuri – Benes, Hahn
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.